Deputetja e VV-së, Qeverisë: Para dënimit të qytetarëve, fillo me dënime për zyrtarët Qeveritarë

Aktuale

Deputetja e VV-së, Qeverisë: Para dënimit të qytetarëve, fillo me dënime për zyrtarët Qeveritarë

Nga: A.SH Më: 30 qershor 2020 Në ora: 15:26
Vetëvendosje

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur për dënime për ata të cilët nuk i mbajnë maskat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Për këtë ka reaguar, deputetja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, që përmes një shkrimi ka thënë, para se të dënohen qytetarët, duhet të dënohen zyrtarët Qeveritarë dhe institucionet tjera më të larta vendimmarrëse si shembuj më të këqinj.

“Para dënimit të qytetarëve për moszbatim të masave për parandalim të përhapjes së COVID-19, fillo me denime për zyrtarët Qeveritarë, duke vazhduar me të gjitha institucionet tjera më të larta vendimmarrëse si shembuj më të këqinj”, ka shkruar Kollqaku në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat