Rama pyetet nëse dje kishte veshur antiplumb, kjo është përgjigja e tij

Aktuale

Rama pyetet nëse dje kishte veshur antiplumb, kjo është përgjigja e tij

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 15:44
Edi Rama

Masat e sigurisë për kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë, u aplikuan në nivelin maksimal, si asnjëherë më parë gjatë një vizite të kryeministrit të Shqipërisë në Kosovë.

Rama që nga arritja në Prishtinë, dhe fillimi i agjendës së tij të takimeve, është raportuar të ketë mbajtur në trup jelekun anti-plumb.

Ai sot është pyetur nga gazetarët nëse ka pasur veshur antiplumb, por nuk ka dhënë një përgjigje të qartë.

“Dje nuk e aprovoj dot, sot ja u kisha aprovuar me qef. E dini që nuk e kam problem trupin tim. Këto janë nivele, aman lërëmeni kur të shkoj në Tiranë të dëgjoj nga këto, mos i sillni deri këtu lajmet nga puseta e Saliut, na duhet edhe Saliu në këtë betejë, nuk dua te kem as me Saliun asnjë replikë, Antipulmb çfarë muhabete”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat