Bushati për deklaratat e Ramës për UÇK-në: Më kujtohen ofendimet e tij ndaj këngëtares që thirri “Rroftë UÇK”

Aktuale

Bushati për deklaratat e Ramës për UÇK-në: Më kujtohen ofendimet e tij ndaj këngëtares që thirri “Rroftë UÇK”

Nga: G.B Më: 30 qershor 2020 Në ora: 15:51
Andi Bushati

Analisti nga Shqipëria Andi Bushati ka komentuar deklaratat e Edi Ramës në Kosovë për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se derisa dëgjoi patriotizmin e tij, i janë kujtuar ofendimet që i lëshonte në sytë e gazetarëve në vitin 1998 ndaj një këngëtareje të njohur që në koncert në Tiranë thirri "Rroftë UÇK”, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Duke degjuar sot patriotizmin banal te Edi Ramës dhe ditirambet qe i thuri UÇK, mu kujtuan ofendimet si bibe, debile dhe e çmendur qe leshonte ne syte e ne ca gazetareve, ne vitin 1998, ndaj nje kengetareje te njohur, qe thirri ne nje koncert ne Tirane: "Rrofte UÇK”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat