Rama për minishengenin ballkanik: Kosova nuk ka rrugë tjetër, s’ka argumente kundër këtij projekti

Aktuale

Rama për minishengenin ballkanik: Kosova nuk ka rrugë tjetër, s’ka argumente kundër këtij projekti

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 16:01
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama pas vizitës dy ditore në Kosovë, ka folur në një konferencë për media lidhur me Mini-Shengenin ballkanik.

Rama ka përsëritur se shengeni ballkanik është interes strategjik i shqipëtarëve.

“Shengeni ballkanik është interes strategjik për Shqipërinë dhe Kosovës. Në rast se ky projekt do të realizohej, kufiri në Morinë nuk do të ekzistonte fare për ju që dëshironi të vini në det”, ka thënë Rama.

Ai tutje ka thënë se nuk ka argument kundër këtij projekti.

“Ajo që ne zgjedhim është interesi strategjik dhe është interes i shqipëtarëe. Shpifjet kundër këtij projekti ka sa të duash, por koha do të tregojë që të gjithë do të hyjnë në këtë proces, edhe Kosova nuk ka rrugë tjetër. Në këtë proces nuk ia kërkon njëri që për këtë të bëjë atë, jo do të bëjë vetëm atë që do”, është shprehur Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat