Kushtetuesja vendos për Ligjin për Paga

Aktuale

Kushtetuesja vendos për Ligjin për Paga

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 16:18
Foto Ilustrim

VENDOS
I. TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;
II. TË SHPALLË, me shumicë, se Ligji nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, në tërësinë e tij, nuk është në përputhshmëri me: nenet 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]; 7 [Vlerat]; 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]; 103 [Organizimi dhe Jurisdiksioni i Gjykatave] paragrafi 1; 108 [Këshilli Gjyqësor i Kosovës]; 109 [Prokurori i Shtetit]; 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës]; 115 [Organizimi i Gjykatës Kushtetuese]; dhe me nenet 132 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit]; 136 [Auditori i Përgjithshëm i Kosovës]; 139 [Komisioni Qendror i Zgjedhjeve]; dhe 141 [Komisioni i Pavarur i Medieve] të Kapitullit XII [Institucionet e Pavarura] të Kushtetutës;
III. TË SHPALLË të pavlefshëm, në tërësinë e tij, Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik;
IV. TË SHFUQIZOJË vendimin për caktim të masës së përkohshme të 12 dhjetorit 2019, si dhe vendimin për vazhdim të masës së përkohshme të 30 marsit 2020;
V. T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat