A do të futet në protestë Policia e Kosovës? Flasin nga Sindikata

Aktuale

A do të futet në protestë Policia e Kosovës? Flasin nga Sindikata

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 16:39
Foto Ilustrim

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur sot të pavlefshëm Ligjin për Pagan ë sektorin Publik, pas kërkesës së Avokatit të Popullit dhe pas ankesës së disa nga disa sindikata, lidhur me vlersueshmërinë e disa neneve të këtij ligji.

Këtë vendim  e ka komentuar edhe nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli.

Ai ka thënë që pas takimit që do të kenë me sindikatat e tjera, do të vendosin edhe për hapat sindikal që do të marrin duke përfshirë këtu edhe protestat.

“Ne kemi treguar edhe më herët që mbi 4 sindikata kemi një bashkëpunim dhe ne sot do të takohemi dhe do të dalim me një komunikatë të përbashkët. Policia ka të drejtë të protestojë por jo të hyjë në grevë. Ne sindikatat do të takohemi dhe do të vendosim për hapat e mëtutjeshëm bashkërisht”, ka thënë tutje ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat