Tomë Gashi thotë se deputetët zgjodhën Specialen e jo UÇK-në, ka një thirrje për Thaçin

Aktuale

Tomë Gashi thotë se deputetët zgjodhën Specialen e jo UÇK-në, ka një thirrje për Thaçin

Nga: G.B Më: 30 qershor 2020 Në ora: 16:50
Hashim Thaçi dhe Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se deputetët e Kosovës me 3 gusht 2015 e patën rastin të votonin në favor të Gjykatës Speciale apo në mbrojtje të vlerave të UÇK-së dhe me presionin që patën edhe nga disa komandantë të UÇK-së, atëherë si liderë partiak dhe shtetëror, ata zgjodhën Gjykatën Speciale dhe jo UÇK-në, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se tani kur janë ngritjet e aktakuzave nga Specialja, deputetët janë në heshtje totale.

Gashi ka thënë se presidenti nuk jep dorëheqje pa u konfirmuar aktakuza, për çka shpreson që të mos vërtetohet, pasi ashtu goditet institucioni i presidentit e jo vetëm komandanti i UÇK-së.

Por, avokati pyet se pse presidenti nuk jep dorëheqje dhe ta zbusë sado pak goditjen ndaj Republikës.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Zgjodhen Gjykaten Speciale jo UÇK-se
Deputetet Shqiptare të Kuvendit te Kosoves te cilet me 03 Gusht 2015 kishin rastin te votonin ne favor te Gjykates Speciale apo ne mbrojtje te vlerave te UÇK-se
Me presion edhe te disa Komandanteve te UÇK-se e qe athere ishin lider partiak dhe Sheteror ata zgjodhen Gjykaten Speciale ne vend te ta mbrojn UÇK- ne
Tani kur Gjykata Speciale me ngritje te Aktakuzave po e demton rende shtetin e Kosoves ata deputet jan ne heshtje totale.
Tani kur edhe Presidneti i Kosoves eshte akuzuar aj nuk jep doreheqje deri sa te konfirmohet akuza.
shpresojm dhe lutemi te mos konfirmohet fare aktakuza , sepse eshte goditur Institucioni i Presidentit jo vetem komandanti i UÇK-se
Por pse Presidenti nuk jep Doreheqje dhe sado pak ta zbus goditjen ndaj Republikes.
Edhe ashtu asnji zyrtar i asnji shteti tani nuk do te takohet me Presidentin tone.
Eshte e vertet qe ende pa nisur nji proces gjyqesor - proces drejtesie ka fillu padrejtesia procedurale,po ne opinionin nderkobetar askush si shiqon procedurat por provat- faktet qe besojm te mos jen ne asnji aktakuz kunder UÇK-se.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat