Ministri Anton Quni priti zëvendësministren e re të mbrojtjes Sadika Kofrc

Aktuale

Ministri Anton Quni priti zëvendësministren e re të mbrojtjes Sadika Kofrc

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 16:57
Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti sot, në ditën e parë të punës, zëvendësministren e Mbrojtjes nga radhët e komuniteteve jo shumicë, Sadika Kofrc, pas marrjes së detyrës me vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Abdullah Hoti.

Zëvendësministrja Kofrc shoqërohej edhe nga deputetja e Parlamentit të Kosovës, Duda Bale nga radhët e komunitetit boshnjak.

Në pritje ishin të pranishëm edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari përgjithshëm Faruk Geci dhe shefi i Kabinetit të Ministrit Jashar Ramadani.

Ministri Quni, me këtë rast i dëshiroi mirëseardhjeje zëvendësministres Kofrc, të cilën e njoftoi atë, me procesin e deritashëm të zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe me objektivat e përgjithshme për të ardhmen.

Ministri Quni, gjithashtu e njoftoi ministren Kofrc, edhe me integrimin e pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë në Forcën e Sigurisë të Kosovës.

Ai e cilësoi si shumë të rëndësishëm emërimin e zëvendësministrit të ri të Mbrojtjes nga radhët e komunitetit boshnjak, dhe të cilën e përgëzoi dhe njëherësh i premtoi bashkëpunim në realizimin e detyrave të përgjithshme.

Nga ana e saj, zëvendësministrja Sadika Kofrc, falënderoi ministrin Quni për pritjen dhe gatishmërinë për ta përkrahur gjatë kryerjes së detyrave si zv. ministre e Ministrisë së Mbrojtjes. Ajo u zotua se do të angazhohet me të gjitha kapacitet e saja në përmbushjen e të gjitha objektivave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat