​Rama: Shengeni ballkanik i domosdoshëm për Kosovën, edhe pse më quajnë “vëllai i Vuçiqit”

Aktuale

​Rama: Shengeni ballkanik i domosdoshëm për Kosovën, edhe pse më quajnë “vëllai i Vuçiqit”

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 17:01
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur për Shengenin ballkanik, ka thënë se të gjithë ata që e kundërshtojnë këtë ide, nuk kanë argument kundër Shengenit rajonal në funksionin ekonomik, social dhe politik.

Në një konferencë për media në fund të vizitës dyditore në Kosovë, kryeministri Rama i ka quajtur shpifje, gënjeshtra dhe manipulime ata që kundërshtojnë Shengenin ballkanik.

Ai me këtë rast nuk ka përmendur termin e mëhershëm mini-Shëngen, por Shengen, duke thënë se Kosova nuk ka rrugë tjetër, pasi nuk mund të qëndrojë e izoluar.

Rama: Shpifës janë ata që thonë se: “vëllai” i Vuçiqit” na e ka me hile”

“Shengeni ballkanik më nuk i themi Mini-shengen, s’e jam 188 cm dhe gjërat mini nuk më tërheqin. Por, Shengeni Ballkanik, thjesht dhe vetëm për të dhënë një pikë referimi lidhur me një hapësirë ku funksionojnë të katër liritë e Bashkimit Evropian, deri kur BE do të na thithë plotësisht dhe s’do kemi nevojë për Shengen ballkanik, s’e do të jemi pjesë e gjithë hapësirës. Liria e lëvizjes së njerëzve, lëvizjes së mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Tani pse duhet Vuçiqi këtu, për një arsye shumë të thjesht. Nëse ne duam të hapim kufirin dhe të garantojmë katër liritë në kufirin mes nesh dhe këtë ne kemi provuar më parë. E themi ne nuk na thotë Beogradi që kjo nuk bëhet, na çohet Uashingtoni, Brukseli, Beogradi, po se po. Atëherë ne të vazhdojmë të qëndrojmë me kufirin mbyllur dhe mjaftohemi me lehtësimin që të paktën të ketë vetëm një kontroll, apo ta heqim fare, është shumë e thjesht… Këtu hapet një hapësirë dhe të gjitha vendet bëjnë atë që duan. Pra, nuk mund të dalin nesër asnjë njeri në Beograd dhe po nuk doli asnjë njeri në Beograd, nuk do të dalë asnjë Bruksel, as në Uashington, sepse e kanë kuptuar dhe e mbështesin këtë proces nëse ne e hapim kufirin. Pse mos ta hapim kufirin atje (me Serbi)? Për arsyen e thjeshtë, s’e “vëllai” i Vuçiqit na e ka me hile. Në rregull”, tha Rama.

Kryeministri Rama gjatë vizitës në Kosovë, e para kjo pas propozim-aktakuzës së Speciales ndaj presidentit Hashim Thaçit, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe nëntë personave të tjerë për kinse krime lufte në Kosovë, ka takuar lider politikë dhe drejtues të institucioneve të Kosovës.

Pas vizitës së Ramës në Kosovës, do të jetë homologu i tij Avdullah Hoti që do të vizitojë Tiranën më 3 korrik, në vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së postit të kryeministrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat