Kryeministri Avdullah Hoti në një postim në “Facebook” ka bërë të ditur se sot është takuar me ministrat për zbatim të pakos për rimëkëmbje ekonomike.
Ai tha se zbatimi i tyre në praktikë do të filloj sapo të kalojë në Kuvendin e Kosovës Projektligji për plotësim-ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020.
“Aktivitetet për rimëkëmbje ekonomike kanë nisur të konkretizohen!
Sot pata takim pune me të gjithë ministrat e thirrur për zbatim të pakos për rimëkëmbje ekonomike! Kemi vazhduar konkretizimin e hapave për zbatimin e masave të parapara në pako, ndërsa do të nisim edhe zbatimin e tyre në praktikë, sapo të kalojë në Kuvendin e Kosovës Projektligji për plotësim-ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020”, tha ai.