Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka anuluar vendimin për Ligjin e Pagave.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese bie në kundërshtim me Aktgjykimin e po kësaj gjykatë lidhur me vendimin e Qeverise Haradinaj për ngritjen e pagave.
Postimi i plotë:
Aktgjykimi i sotem i Gjykates Kushtetuese bjen ne kundershtim me Aktgjykimin e po kesaj gjykate lidhur me vendimin e Qeverise Haradinaj per ngritjen e pagave.
Kjo gjykate sot po thote se Ligji per Pagat cenon ndarjen e pushteteve dhe nderhyn ne pavaresine e institucioneve si sistemi gjyqesor dhe sistemi prokurorial. Po flasim per ligj te miratuar ne Kuvendin e Kosoves.
Perderisa ne Aktgjykimin lidhur me vendimin e Qeverise Haradinaj, per ngritjen e pagave per Ministra, gjykates te Gjykates Kushtetuese, gjykates te gjykatave te rregullta dhe prokurore, mu kjo gjykate e kishte arsyetuar se qeveria ka te drejte te marr vendime.
Kesaj i thone se paku mungese e profesionalizmit, arsyetim i dobte, mungese koherence, dhe tregues i qarte se kur keta perfitojne vet, kujdesen qe edhe vendimet e kunderligjshme te qeverise qe iu rrit pagat jane kushtetuese dhe ligjore, e kur Kuvendi iu zbret pagat jane kunderkushtetuese.
Marrja se ka vra askend e ska me i vra as keta gjykates ne Gjykaten Kushtetuese.
Ama rrogat i kane ne stratosfere dhe si me punu ne Gjermani, Zvicer apo Luksemburg.