​Gastronomet nuk po zbatojnë rekomandimet, Krasniqi paralajmëron mbylljen e tyre

Aktuale

​Gastronomet nuk po zbatojnë rekomandimet, Krasniqi paralajmëron mbylljen e tyre

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 18:59
Pamje nga takimi

Pasditen e së martës, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me Asociacionin e Komunave të Kosovës, kanë mbajtur takim urgjent, me Drejtoritë e Inspektorateve Komunale.

Nga ky takim u bë e ditur, se udhëzimet dhe manuali i lëshuar nga IKShPK-ja, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, nuk po zbatohen nga Gastronomet.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se të gjitha punët për parandalimin e Covid-19, tashmë duhet të organizohen në bashkëpunim të nivelit qendror me atë lokal.

Paralajmëroi mbylljen e sektorit të gastronomisë, pasi që nuk po përfillin rekomandimet që dalin nga manuali i MSh-së.

Krasniqi: Për mos me ardh deri te mbyllja e lokaleve, duhet të kemi bashkëpunim

“Ne kërkojmë që të gjitha këto urdhëresa, këtë manual, së bashku me juve në çdo lokal, në komunat e juaja, me përcjelljen e policisë të niveleve lokale mendojmë që do ia dalim. Kjo është në të mirën e gastronomeve, të cilët i kemi lejuar t’i ushtrojnë veprimtarit e tyre. Andaj për mos me ardhë deri te mbyllja, e atyre lokaleve konsiderojmë se është e domosdoshme , bashkëpunimi me ju që t’i udhëzojmë dhe ta respektojmë udhëzimet e institutit që ta parandalojmë hapjen masive të prekurve nga Covid-19”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi theksoi se numri i inspektorëve është i vogël, karshi situatës së krijuar me Covid-19. Derisa bëri të ditur, se këtë çështje e kanë futur në programin Qeverisë Hoti.

Ai shtoi, se janë dakorduar që të krijojnë një task-forcë, në mënyrë që të menaxhohet situata e krijuar me pandeminë.

Krasniqi:Do të ishte ndoshta nevoja edhe ngritja e një task-force

“Ne e dimë që numri aktual, si në nivelin qendror dhe atë lokal është i pa mjaftueshëm për t’i dalë përball kësaj pandemie.... Për shkak të marrëveshjes me fondin monetar ndërkombëtar, ne nuk kemi mundur të rrisim numrin fizik të inspektorateve, mirëpo ne kemi futur në programin e Qeverisë Hoti, në bashkëbisedim me miqtë tanë, rritjen e numrit të inspektoratit... Në bashkëbisedim sot edhe me Kryeministrin dhe dikastere përkatëse, jemi dakorduar që në formë të këtij takimi sigurisht me sugjerime edhe të juaja të koordinohemi, do të ishte ndoshta nevoja edhe ngritja e një task-force, ku do të përbëhej nga përfaqësues të niveleve qendrore dhe të kolegjiumit apo niveleve lokale. Në mënyrë që të jemi 24 orë në shërbim të qytetarëve…Kjo task-forcë do të kërkonte mbështetje edhe logjistike edhe morale, por edhe të mëditjeve, ne do të koordinohemi ditëve në vijim dhe do t’i dalim në ndihmë dhe mbështetje, ajo që kërkohet tani për tani është që këto udhëzime dhe manuali I lëshuar nga IKShPK-ja të zbatohet në përpikëri,”, ka thënë ai.

Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se deri më tani niveli lokal ka zbatuar të gjitha urdhëresat e dalura nga niveli qendror.

Ibrahimi:ASK ka luajtur rol domethënës në koordinim të aktiviteteve në mes të nivelit lokal dhe qendror

“Asociacioni i komunave të Kosovës, ka luajtur rol domethënës sa i përket koordinimit të aktiviteteve në mes të nivelit lokal me atë qendrorë, në luftën për parandalimin e përhapjes së Covid-19, gjithashtu të gjitha strukturat komunale të cilat kanë qenë të kryesuara nga kryetarët e Komunave kanë luajtur rol substancial sa i përket obligimeve të cilat kanë ardhur nga niveli qendrorë. Siç e dim Qeveria e Kosovës në bashkërendim me kryetarët e Komunave e kanë hartuar manualin, për parandalimin e përhapjes së Civid-19. Për këtë arsye kemi thirrur këtë takim, në mënyrë që nivelin qendror t’i bashkërendoj aktivitetet me nivelin lokal, sa i përket fushës së inspektimit”, ka thënë ai.

Në këtë takim ishin ftuar edhe kryeministri i Kosovës , Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj si dhe Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi, por që nuk u pan të pranishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat