Paralajmërimi i frikshëm i SBASHK-ut pas anulimit të Ligjit për Paga

Aktuale

Paralajmërimi i frikshëm i SBASHK-ut pas anulimit të Ligjit për Paga

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 20:14
Rrahman Jashari

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave, nuk po e presin aspak mirë punëtorët e sektorit të arsimit në Kosovë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, në një bisedë thotë se nuk e ka pritur një vendim të tillë nga Gjykata Kushtetuese, duke shtuar se janë duke u diskriminuar nga ana e institucioneve shtetërore.

“Këtë vendim nuk e kemi pritur nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Është vendim që na diskriminon si punëtorë të sektorit publik, si ata arsimor, në polici, shëndetësi dhe dogana. Ne e kuptojmë se në çfarë gjendje gjendet vendi, si nga ana politike ashtu edhe nga ajo ekonomike, që u shkaktua nga pandemia. Mirëpo, kjo nuk është korrekte”, ka thënë Jashari.

Shton se vendimi i Kushtetueses mund të jetë i tillë, për shkak të ngjarjeve politike dhe ekonomike.

Jashari bën të ditur se gjatë të mërkurës, do të kenë takime me sindikata tjera të punëtorëve, për të marrë vendim se çfarë veprimesh do të merren në kundërshtim të këtij vendimi.

Ai ka një paralajmërim të frikshëm.

Thotë se procesi mësimor në shtator mund të bojkotohet nga ana e punëtorëve në sektorin e arsimit.

“Gjatë ditës së nesërme do të kemi takim me sindikatat tjera për të marrë vendim lidhur me veprimet tona në kundërshtim të këtij vendimi. Mirëpo, përkundër që ne e kuptojmë situatën në të cilën ndodhemi, SBASHK-u është sindikatë që e dëgjon zërin e punëtorëve dhe në muajin shtator mund të ketë paknaqësi dhe bojkotim të procesit arsimor”, ka shtuar ndër të tjera kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Kryesindikalisti arsimor, thotë se duhet të krijon ura bashkpunimi me qeverinë, që të ketë rritje të pagave në bazë të rritjes ekonomike në vend. Por thotë se për këtë do të marrin mendimin e sindikalistëve tjerë, për të parë se si mund të dilet nga kjo situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat