Avdullah Hoti i shkruar Vjosa Osmanit, tregon çfarë përmban letra

Aktuale

Avdullah Hoti i shkruar Vjosa Osmanit, tregon çfarë përmban letra

Nga: A.M. Më: 30 qershor 2020 Në ora: 20:59
Vjosa Osmani, Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar të hënë nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani që Kuvendi i Kosovës ta trajtoj me prioritet Projektligjin për plotësim ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020, si dhe ri-procedimin për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Këtë e ka bërë të ditur vet Hoti përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se “bizneset e vogla dhe të mesme, përfshirë ato të drejtuara nga gra dhe sipërmarrës të rinj, janë duke u goditur më së shumti nga rënia ekonomike e shkaktuar nga pandemia”.

Postimi i plotë:

Bizneset e vogla dhe të mesme, përfshirë ato të drejtuara nga gra dhe sipërmarrës të rinj, janë duke u goditur më së shumti nga rënia ekonomike e shkaktuar nga pandemia. Masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, kanë rezultuar në ndërprerje të zinxhirit të furnizimit dhe një rënie masive të kërkesës në shumicën e sektorëve.

Për të vazhduar të luajnë rolin e tyre vendimtar në krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, bizneset varen më shumë se kurrë nga një mjedis ekonomik favorizues që siguron mbështetjen për qasje në financa, informacion dhe tregje.

Dje i kam kërkuar edhe me shkrim kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, që Kuvendi i Kosovës ta trajtoj me prioritet Projektligjin për plotësim ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020, si dhe ri-procedimin për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Duke marrë parasysh pasojat që kjo pandemi po shkakton në ekonomi, aprovimi i Projektligjit të Buxhetit dhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare do t’i hapte rruga Qeverisë për të ndërmarrë masa të menjëhershme në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me planin shumë të nevojshëm për rimëkëmbjen ekonomike.

Prandaj, me mirëkuptim për situatën e rëndë ekonomike në vend, kërkojë që ky projektligj të trajtohet me prioritet të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat