Gashi flet për tërheqjen e padisë së Ramës ndaj Haradinajt

Aktuale

Gashi flet për tërheqjen e padisë së Ramës ndaj Haradinajt

Nga: G.B Më: 30 qershor 2020 Në ora: 21:00
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ta tërhequr padinë ndaj Ramush Haradinajt.

Përmes një postimi në Facebook, ai këtë e ka quajtur veprim të mirë për sistemin juridik të Kosovës, ku me këtë zvogëlohet numri i lëndëve në Kosovë, përcjell Bota sot.

Gashi ka thënë se është krenar me Ramën dhe Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Sot Kryeministri i Shqiperis z. Edi Rrama beri nji veprim te mire per sistemin juridik te Kosoves!
Edi Rama terheq padin ndaj z.Ramush Haradinajt.
Me kete e zvoglon numrin e landve ne Kosove.
Wery nice from you Mr. Prime Minister
Proud of you.
Proud of ALBANIA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat