Berisha: Rama luftë të ftohtë me Prishtinën, sulmoi si halabak liderat se nuk pranuan skemat e Beogradit

Aktuale

Berisha: Rama luftë të ftohtë me Prishtinën, sulmoi si halabak liderat se nuk pranuan skemat e Beogradit

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 21:50
Sali Berisha

Në një lidhje Skype me “Tempora”, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Kosovës i bëhet dëm nëse paraqitet si vasale e Tiranës.

Ai shtoi se Rama ka sulmuar liderat në Kosovë me gjuhë halabake pasi nuk pranuan skemat e Beogradit.

"Unë jam kosovar dhe nuk do të kursehesha për ta ndihmuar, por dëmi më i madh do t’i bëhet nëse Tirana do të paraqiste lidershipin e Kosovës jo përfaqësues dhe vasalë të Tiranës, që ata s’janë. 

Të bashkohet në projektin e ndarjes së Kosovës dhe kufijve. Nuk ka lider në Kosovë që nuk është anetamuar me gjuhë halabaku nga Rama. Asnjë lider i Kosovës nuk ka fyer lidera të Shqipërisë. Ky i ofendoi sepse nuk pranuan skemat e Beogradit që servirte Rama. 

Rama ka bërë një luftë të ftohtë me Prishtinën. Ai organizoi samitin në Tiranë me Vuçiçin dhe Zaevin, duke sulmuar Kosovën dhe kryeministrin e Kosovës, sepse nuk pranonin mini-Jugosllavinë e re", ka thënë Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat