Ajdini për anulimin e Ligjit të Pagave: Punëtorit dhe intelektualit i ka mbetur ta marrë rrugën e mërgimit

Aktuale

Ajdini për anulimin e Ligjit të Pagave: Punëtorit dhe intelektualit i ka mbetur ta marrë rrugën e mërgimit

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 23:53
Avni Ajdini,

Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, ka thënë se kjo federatë e ka pasë vetëm një shpresë – rritjen e pagave.

Anulimi i plotë i Ligjit të Pagave nga Gjykata Kushtetuese, sipas tij mund të çojë në protesta dhe greva.

“Gjykata Kushtetuese e ka nxjerr një ligj të papjekur sepse askund në tërësi nuk mund të hidhet një ligj kur grupet parlamentare kanë punuar disa muaj dhe sindikalistët, megjithatë gjykata e ka hedhur si të pabazë”.

“Me rëndësi ka qenë që të futet një ligj si bazë e pagesave të mjeteve themelore. Sot gjykata shpresën e punëtorëve e ka hedhur poshtë. Gjykata na ka thirrur që çështjet t’i shprehim në rrugë”.

“Nesër do të kërkoj bisedë me Kryeministrin Avdullah Hoti dhe do t’i kërkojmë për riparimin e kësaj situate, përndryshe sindikalistët nuk do të rrinë duarkryq. Punëtorit i ka humbur shpresa edhe intelektualit që të qëndrojë në atdhe, por ta marrë çantën dhe të ikë në rrugën e mërgimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat