Infektiva mbushet me pacientë me koronavirus – dy në gjendje kritike

Aktuale

Infektiva mbushet me pacientë me koronavirus – dy në gjendje kritike

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 23:58
Arben Vishaj

Infektologu Arben Vishaj ka bërë të ditur se sot në Klinikën Infektive janë shtrirë nëntë pacientë, ndërsa 70 pacientë të tjerë gjithsej, janë me oksigjenoterapi.

Veç tyre, Vishaj thotë se gjashtë pacientë janë në mjekimin intenziv e dy prej tyre në gjendje kritike.

Sipas IKSHPK numri i të vdekurve nga Covid-19 tashmë ka shkuar në 51, pasi dy prej pacientëve me Covid-19 ndërruan jetë sot.

”Sot për fat të keq ka ndërruar jetë një paciente në Klinikën Infektive, në ora 19:10, ka qenë paciente në moshën 83 vjeçare nga Komuna e Vitisë”.

”Ndërsa një pacient tjetër ka përfunduar literalisht nga pjesa e intenzivës e vendosur në Qendrën Sportive”, thotë ai.

Ai ka shtuar se çështja e testeve është në kompetencën e Institutit Kombëtar të Shëndetetit Publik dhe nuk kanë informacion se si qëndron procedura rreth sasisë së testimeve.

”Ne nuk kemi qasje në to nga Klinika Infektive. Ne trajtojmë raste të rënda të sëmundjeve infektive dhe ata i monitorojmë dhe vazhdimisht iu japim terapi atyre pacientëve”.

Sa e demotivon personelin shëndetësor vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin e Pagave?

”Ne këtu si staf në Klinikën Infektive jemi komunitet të interesuar me trajtim sa më cilësor të pacientëve”.

”Çështjet e pagave iu takojnë Sindikatës që nesër sigurisht ata duhet ta japin mendimin e vet sindikal, të them që gjatë gjithë ditës s’kemi pasë kohë të merremi me këtë problematikë sepse jemi të angazhuar në shpëtimin e jetëve”.

”Ne jemi fokusuar jashtëzakonisht shumë në këtë periudhë tremujore vetëm në përballje me këtë pandemi e cila është problematike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat