Gjermania që nga ky minut merr presidencën e BE-së, Dreshaj e quan lajm fantastik për Kosovën!

Aktuale

Gjermania që nga ky minut merr presidencën e BE-së, Dreshaj e quan lajm fantastik për Kosovën!

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 00:05
Gani Dreshaj

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj e ka vlerësuar si lajm fantastik për Kosovën marrjen e presidencës në BE nga Gjermania.

 Dreshaj që njihet si njeri i afërt me politikën gjermane ka thënë se me marrjen e presidencës nga Gjermania, liberalizimi do të ndodhë këtë vit për Kosovën.

 “Që nga ky minut, Gjermania edhe zyrtarisht e merr presidencën e Bashkimit Evropian. Jam thellësisht i bindur që ky moment do t’i sjell Kosovës lajme të mira në gjashtë muajt e ardhshëm. Tani edhe në cilësinë e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, do të shkrij çdo potencial timin që Kosova të përfitoj nga ky rast dhe shteti mik i përhershëm i joni, Gjermania të na shtyej përpara drejt integrimeve evropiane. Bindja ime është që kryesimi i presidencës nga Gjermania, do të na sjell edhe liberalizimin këtë vit”, shkruan Dreshaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat