Amabasada e Kosovës në Gjermani uron shtetin gjerman për marrjen e presidencës së BE-së

Aktuale

Amabasada e Kosovës në Gjermani uron shtetin gjerman për marrjen e presidencës së BE-së

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 08:16
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka uruar shtetin Gjerman për kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, shkruan IndeksOnline.

“Urime Republikës Federale të Gjermanisë për Presidencën e radhës me Bashkimin Europian! Kosova sheh në Gjermaninë kombin mik dhe aleatin e palëkundur në aspiratat euroatlantike të shtetit tonë!”, thuhet në njofim.

Gjermania sot ka marrë përsipër presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian për gjashtë muaj.

Kancelarja Angela Merkel t në deklaratën e qeverisë së saj më 18 qershor tha se e gjithë Qeveria Federale po pret shumë gjatë këtyre 6 muajve.

“Kjo është një detyrë që unë mezi pres me padurim dhe se e gjithë Qeveria Federale po pret shumë; sepse Evropa ka nevojë për ne ashtu siç kemi nevojë për Evropën: jo vetëm si një trashëgimi historike që kemi marrë si dhuratë, por si një projekt që na çon në të ardhmen “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat