Ish-ushtaraku i UÇK-së, Edi Ramës: I vratë Ali Ukën, Ilir Kunushevcin, Sadri Ramqen dhe Kolonol Krasniqin

Aktuale

Ish-ushtaraku i UÇK-së, Edi Ramës: I vratë Ali Ukën, Ilir Kunushevcin, Sadri Ramqen dhe Kolonol Krasniqin

Nga: Bota sot Më: 1 korrik 2020 Në ora: 08:21
Edi Rama dhe Isa Mustafa

Ish-ushtaraku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Saim Tahiraj, ka komentuar për vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Kosovë.

Ai ka thënë se kryeministri Rama nuk ka të drejtë morale të kërkojë unifikimin e spektrit politik në Kosovë, pasi sipas tij, ai ka vrarë Ali Ukën, Ilir Kunushevcin, Sadri Ramqen dhe Kolonol Ahmet Krasniqin, përcjell Bota sot.

“I vratë mu në zemër të Shqipërisë dhe njëzetë vjet pas lufte kurrë nuk i zbuluat vrasësit!”, ka shkruar Tahiraj në një postim në Facebook.

Sipas tij, Rama duhet “t’i pastrojë gjërat në shtëpinë e tij dhe t’i zbulojë këto vrasje makabre”, pastaj “të kalojë gardhin dhe të vijë në Kosovë”.

Postimi i plotë i Tahirajt pa ndërhyrjen e redaksisë:

Kryeministri i Shqiprisë ishte për dy ditë për vizitë në Kosovë ! Qëlimi i vizitës ishte që të unifikoj spektrin politik ! Kryeministër Rama nukë e keni këtë të drejtë morale ! Ka mbi njëzetë vite që e keni humbur,e humbet mu atëherë kur vratë, Ali Ukën , Illir Kunushevcin , Sadri Ramqen dhe Kolonol Ahmet Krasniqin-minister i luftës në qeverin e Kosovës ! I vratë mu në zemër të Shqipërisë dhe njëzetë vjetë pasë lufte kurrë nukë i zbuluat vrasësit ! Tani kurë drejtësia ka fillue ,ju vini në Kosovë dhe hudhni vrerë mbi Gjykaten Speciale , duke mbrojtur bashkpuntoret tuaj që vepruat së bashku, gjatë dhe pasë lufte kundër oficerëve dhe ushtarëve të Presidentit Rugova ! Shpejtë i paski harruar ata , nukë ėshtë kohë e gjatë ! Së pari pastroni gjërat në shtëpin tuaj dhe zbuloni këto raste makabre ,pastaj kalone gardhin dhe ejani në Kosovë ! Familjarët e të ndjerëve e meritojnë që drejtësia të vihet në vendë !

Image
Edi Rama dhe Isa Mustafa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat