Publikohet dokumenti: Ja sa miliona euro ka paguar Isa Mustafa me Bujar Bukoshin për Zonën Operative të Llapit

Aktuale

Publikohet dokumenti: Ja sa miliona euro ka paguar Isa Mustafa me Bujar Bukoshin për Zonën Operative të Llapit

Nga: N.Sh. Më: 1 korrik 2020 Në ora: 08:48
Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi

Edhe sot, familja e Haki Imerit në vazhdën e publikimit të dokumenteve, kanë publikuar një dokument të ri, ku nga Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi janë paguar për Zonën Operative të Llapit rreth 3 milionë marka.

Në këtë shkrim, familja e Haki Imerit thotë se, a janë shpërdoruar këto mjete të dedikuar për luftën e UÇK-së, duke u shprehur të sigurt që janë keqpërdorur.

Kjo familje pohon se ka nga këta që akuzohen për organizim të vrasjeve të shqiptarëve.

Image

Në ragimin e familjes Imeri, thuhet që e ardhmja do të vërtetoj rolin përçarës të Isa Mustafës dhe Bujar Bukoshit për të rrënuar Ibrahim Rugovën.

“A janë shperdoruar këto mjete të dedikuara për luftën? Është e sigurtë që janë shpërdoruar, ka nga këta që akuzohen për organizim vrasje të shqiptarëve. E ardhmja do ta vërtetojë rolin përçares të Isa Mustafës e Bujar Bukoshi për të rrënuar Ibrahim Rugovën dhe për të përcarë faktorin ushtarak shqiptar në Kosovë”, shkruan familja Imeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat