Jeta Xharra i reagon Gent Cakajt: Mos t’lashtë zoti për kësi miq...

Aktuale

Jeta Xharra i reagon Gent Cakajt: Mos t’lashtë zoti për kësi miq...

Nga: A.Zh Më: 1 korrik 2020 Në ora: 08:56
Jeta Xharra

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka deklaruar dje në Prishtinë se Shqipëria nuk ka bërë plane për ndarjen e Kosovës.

Ai ka thënë se pas vizitës në Uashington e ka të qartë se nuk ka marrëveshje sekrete me Serbinë dhe ndarje të Kosovës.

“Nuk ka ndarje të Kosovës, dhe kush i ka sytë në ballë dhe mend të kokë nuk beson që as Qeveria e Shqipërisë, e askush në Kosovë nuk bën plane në llogari personale për ta ndarë Kosovën”, ka deklaruar ai.

Ndaj tij ka reaguar gazetarja Jeta Xharra, përcjell Bota sot. Ajo ka thënë se Shqipëria qe dy vjet nuk e ka “ngreh këmbën mbarë për Kosovën”.

“Mos t'lasht zoti për ksi miq, që na e kanë pru punën mu knaq me kaq pak, mu knaq me një deklaratë që s'ishte dasht as temë me qenë sot!”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Postimi i saj i plotë:

Shteti që, në kushte normale, ishte dasht sot me na kallxu qysh është duke lobu me shti Kosovën nëpër institucione ndërkombëtare, me na raportu ku jane sukseset në këtë drejtim, shteti që ishte dasht sot me na kallxu qysh i ka mobilizu ambasadat e veta me i kallxu botës që resurset ujore e minerale të Kosovës s'janë në shitje në marrëveshjen e famshme ekonomike që po do mu bo, (shteti që sot kishim prit që ofron diçka konkrete me këtë vizitë, psh me pas bo zemrën guri e me thanë që në kohë të pandemisë po e bojmë 'rrugën e kombit' pa pare veç hajdeni verës) ... vjen sot me na thanë 'besom t'lutem se pasha nanën unë s'kam lobu për ndarje...e kur e pata majt atë intervistën në Klan kur e kam shty ndrrimin e kufinjëve, o pasha zotin ju kanë bo vesht'!

Edhe na vjen neve puna me thane 'e faleminerës shumë, masi s'e ke ngreh kambën mbarë qe 2 vjet për Kosovë, bile mbrapsht mos ngreh!'

Mos t'lasht zoti për ksi miq, që na e kanë pru punën mu knaq me kaq pak, mu knaq me një deklaratë që s'ishte dasht as temë me qenë sot!

Image
Postimi i Xharrës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat