Sot mblidhet qeveria, këto janë pikat e rendit të ditës

Aktuale

Sot mblidhet qeveria, këto janë pikat e rendit të ditës

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:19
Mbledhja qeveris

Qeveria do ta mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 11:00.

Në rend të ditës, që ka gjithsej shtatë pika, është edhe shqyrtimi i Propozim-Vendimit për të kërkuar nga Presidenti i Kosovës dhënien e autorizimit Ministres së Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Kosovës dhe Bankës Botërore për financimin e “Programit – Nxitja dhe levimi i mundësive për Sigurinë e Ujit”.

Në mbledhjen e sotme pritet të shqyrtohen edhe Propozim-Vendimi për themelimin e Komisionit të Ankesave për të Huajt dhe ai për themelimin e Komisionit Kombëtar për Refugjatë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat