Hoti i lumtur që Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së

Aktuale

Hoti i lumtur që Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së

Nga: E.R Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:40

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur mirënjohës për angazhimin e Qeverisë Gjermane për zgjerimin e BE-së.

Ai ka thënë se, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimorë presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton ‘’Bota sot’’. 

Postimi i tij i plotë në Facebook

Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës!

I jemi shumë mirënjohës Qeverisë Gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës! #EU2020DE

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat