Tahiri: Qytetarët nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga COVID-19

Aktuale

Tahiri: Qytetarët nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga COVID-19

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 10:27
Adonis Tahiri

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se në masë të  madhe nuk janë duke u respektuar masat e rekomanduara nga IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë.

Tahiri tha se në kryeqytet ka inspektime të vazhdueshme edhe në fushën e gastronomisë, mirëpo siç tha ai qytetarët duhet ta mbrojnë veten duke respektuar masat e rekomanduara.

”Në masë të madhe nuk po respektohen masat. Mëgjithëse ka inspektime të vazhdueshme edhe gjatë ditës, edhe në orët e vona të natës me ekipet tona. Siç e vëreni jo dhe aq shumë po respektohen masat”, tha ai.

Ai po ashtu theksoi se çdo ditë e më shumë është duke u vështirësuar monitorimi i të infektuarëve të cilët janë duke qëndruar në vetizolim nga Komuna e Prishtinës, kjo si pasoj e rritjes së numrit të rasteve.

“Sa më shumë që rritet numri i të infektuarve aq më e vështirë bëhet monitorimi i qytetarëve të infektuar. Nuk kemi polic për kokë banori”, u shpreh tutje ai.

Tahiri tregoi se në një takim me kolegjiumin e inspektorateve si dhe me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë kanë kërkuar që të ndryshohet infrastruktura ligjore.

“Dje si kolegjium i inspektorateve komunale kemi mbajtur një takim me ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, një nga kërkesat tona ka qenë të ndryshohet infrastruktura ligjore përmes një amandamenti në ligj, në mënyrë që t’ju lejohet dhe policisë shqiptimi i dënimeve. Sepse vetëm inspektorëve sanitar i lejohet e drejta e shqiptimit të dënimeve, e disa komuna kanë inspektorë sanitar e disa të tjera jo. Nuk ka mjek që të mbron nga një virus, nëse nuk e mbrojmë vetëveten”, ka thënë ai.

Tahiri potencoi se nëse vet qytetarët nuk e mbrojnë veten, askush nuk mund t’i mbroj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat