Geci: Mos ia futni kot, Gjykata Speciale nuk po sulmon UÇK-në, por individët me emër e mbiemër

Aktuale

Geci: Mos ia futni kot, Gjykata Speciale nuk po sulmon UÇK-në, por individët me emër e mbiemër

Nga: N.Sh. Më: 1 korrik 2020 Në ora: 10:37
Vëllezërit Geci

Për Gjykatën Speciale dhe aktakuzat që ka filluar që t’i ngritë për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin, ka reaguar edhe Nebih Geci, njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha.

Geci, përmes një postimi në Facebook, thekson se, Gjykata Speciale nuk po e sulmon luftën e UÇK-së, por individët me emër e mbiemër.

Sipas tij, nëse Specialja do të sulmonte UÇK-në, atëherë kjo i bie se ajo e sulmon edhe NATO-n, për arsye të bashkëpunimit të ngushtë që ka pasur gjatë luftës në Kosovë.

Postimi i plotë:

Duke i degjuar disa analist qe japin verzione apo mendime te pasakta se gjoja gjykata speciale e ka sulmuar UÇK-ne dhe mbrojtjen e pragut te shtepis, kjo per mua eshte banale e turpshme dhe skandaloze.

Nese UÇK-ja do ishte sulmuar nga kjo gjykate, patjeter se do te sulmohej edhe NATO, per arsye te bashkepunimit te ngushte gjate luftes ne Kosove, si dhe pas saj.

Gjykata ne asnje aktakuze apo ne asnje padi nuk thote qe UÇK-ja duhet te vihet para drejtesis, nese ky term do ishte i vertete, atehere do ishte nje skandal per bashkesin nderkombetare e pikerisht per NATO-ne.

Nga kjo gjykate nuk kam degjuar nga askush qe eshte ngritur ndonje padi apo aktakuze per veprimtarin e saj si ORGANIZAT, veqse individ me emer e mbiemer.

Kjo i bije nese dikush nga anetaret e familjes e ka kryer nje krim atehere duhet te akuzohet e tere familja!

Gje qe kjo nuk ndodhe kurre e as qe do te ndodhe ndonjehere.

Kete situate me se miri e dine juristet te tjeret qe flasin ja futin kote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat