U akuzua nga VV-ja se Thaçi i shkoi në shtëpi për të votuar Qeverinë Hoti, reagon Haxhi Shala, ja pse i është kërkuar vota...

Aktuale

U akuzua nga VV-ja se Thaçi i shkoi në shtëpi për të votuar Qeverinë Hoti, reagon Haxhi Shala, ja pse i është kërkuar vota...

Nga: A. J Më: 1 korrik 2020 Në ora: 11:13
Haxhi Shala

Derisa Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e veprimeve të presidentit, Hashim Thaçi, që sipas tyre, ka bindur deputetin Haxhi Shala për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj Qeverisë edhe ashtu jolegjitime, ky i fundit nuk është duke u ndier keq për ketë.

Sipas njoftimit të LVV “Tablonë e plotë të veprimeve antikushtetues të kësaj skeme e përmbushi rasti i ndërhyrjes dhe ndikimit mbi deputetin Haxhi Shala, duke i shkuar në shtëpi pasmesnatës. Këtë fakt, e shpalosi edhe publikisht deputeti i shënjestruar, por u konfirmua edhe nga vetë Thaçi e Haradinaj”. Në lidhje më këtë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se Vetëvendosje duhet të kërkoj gjithçka brenda vetes përfshirë këtu rrëzimin e Qeverisë por edhe formimin e Qeverisë Hoti.

“Rrëzimi e Qeverisë prishjen e koalicionit dhe problem tjera të shkaktuara duhet Vetëvendosje ti kërkoj përbrenda dhe nuk ka arsye të kërkoj diku tjetër atë çfarë ata vetë kanë shkaktuar. Unë kam votuar për formimin e qeverisë dhe vota ime nuk ka qenë nga asnjë ndikim, këtu as nga presidenti Thaçi, sepse ato çka kam thëne janë keqinterpretua sepse ajo më është kërkuar për të mirën e vendit”, ka thënë Shala. Sipas tij, VV ka të drejtë të ushtroj të drejtën e vetë për ankesë dhe ai nuk ndihet aspak keq për ketë derisa beson shumë në institucionet siç është Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Vetëvendosje ka të drejtë ti ushtroj të drejtat e veta ketë rast edhe ankesat që ata dëshirojnë ti bëjnë. Unë I besoj institucioneve ketë rast siç është Gjykata Kushtetuese andaj cili do të jetë vendimi unë e respektoj sepse vota ime ka qenë për Qeverinë Hoti dhe nuk ka pasur ndikim e as që do të ketë”, ka thënë deputeti Haxhi Shala.

Në pyetjen se a do të vazhdoj të jetë pjesë e Nisma-s apo tashmë do të kaloj në AAK, Shala ka thënë se: “Unë vazhdoj të jem pjesë e Nisma-s shef I grupit parlamentar të Nisma-s për Kosovën dhe ende nuk kam marr vendim nëse do të jem aty apo diku tjeter. Nuk dua të flas me shumë për ketë çështje sepse secili ka të drejtë të ushtroj të drejtën e tij”, ka thënë për “Bota Sot” deputeti Haxhi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat