Mustafa: Askush nuk mund të jetë mbi ligjin

Aktuale

Mustafa: Askush nuk mund të jetë mbi ligjin

Nga: E.R Më: 1 korrik 2020 Në ora: 11:23
Rrustem Mustafa

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën e luftës “Remi”, ka thënë se askush nuk do të ik nga përgjegjësia duke shpifur të tjerët.

Ai tha se,shtetet me kulturë perëndimore janë bërë funksionale dhe efikase falë respektimit të ligjit, përkatësisht të parimit.

‘’Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, pa këtë parim nuk mund të ketë liri dhe barazi në shoqëri’’, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook,’’ transmeton ‘’Bota sot’’.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Nuk do të ketë rastin askush për të ikur nga përgjegjësia duke shpifur të tjerët, duke u munduar të i paraqesin të gjithë njësoj, qytetarët do të raportojnë rastet dhe do të ndërtohet qartësi e kohës me kulturë shtetndërtuese!
2017

Shtetet me kulturë perëndimore janë bërë funksionale dhe efikase falë respektimit të ligjit, përkatësisht të parimit.

Askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Pa këtë parim nuk mund të ketë liri dhe barazi në shoqëri.
2011

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat