Publikohet lista e komandantëve dhe zyrtarëve të lartë serbë që kryen gjenocid në Kosovë

Aktuale

Publikohet lista e komandantëve dhe zyrtarëve të lartë serbë që kryen gjenocid në Kosovë

Nga: N.Sh. Më: 1 korrik 2020 Në ora: 11:35
Kriminelët serbë

Këshilltari i kreut të AKR-së, Jetlir Zyberaj ka publikuar disa lista të komandantëve të zyrtarëve të lartë serbë që kanë kryer gjenocid në Kosovë.

Zyberaj në një postim në Facebook, shkruan se, personat serbë që vrajë shqiptarët po përpiqen të rishkruajnë historinë tonë.

Ai shton se Kosova e ka shkruar historinë e saj me gjak.

“Mos-ndëshkueshmëria e kriminelëve të luftës nga Serbia në Kosovë është e përhapur dhe e thellë në bashkësinë ndërkombëtare. Kjo është lista e komandantëve dhe zyrtarëve të lartë të Serbisë që drejtuan genocidin në Kosovë”, shkruan ai.

Ai në këtë postim ka publikuar edhe  emrat e individëve që kryen masakrat në Krushë, Mitrovicë, Reçak, Vushtri dhe lokaciome të tjera në Kosovë.

Postimi i plotë:

Kur filluan luftërat në Jugosllavi, bashkësia ndërkombëtare emëroi makinerinë dhe strukturën që kryen genocidin në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci si ndërmarrje e përbashkët kriminale.

Ndërmarrja e përbashkët kriminale e Serbisë në Kosovë nuk u përball kurrë me drejtësinë.

Millosheviç vdiq në burg, ndërsa Milutinoviç, Sajnoviç, Ojdanic,

Stojiljković janë të gjithë në Serbi sot të lirë.

Ata ishin krerët e ndërmarrjes së përbashkët kriminale që përhapnin terror dhe dhunë të gjerë ndaj popullatës etnike shqiptare në Kosovë. Por ata ishin zyrtarët politikë dhe ushtarakë që jepnin udhëzime, krimet u kryen nga një strukturë e përhapur dhe e thellë në MUP-in serb, ushtrinë dhe paraushtarakët të udhëhequr me emra specifikë.

Kjo kërkon një veprim urgjent nga drejtësia ndërkombëtare për të sjellë para drejtësisë kriminelët e luftës të Serbisë. Mos-ndëshkueshmëria e kriminelëve të luftës nga Serbia në Kosovë është e përhapur dhe e thellë në bashkësinë ndërkombëtare. Kjo është lista e komandantëve dhe zyrtarëve të lartë të Serbisë që drejtuan genocidin në Kosovë.

Këta persona janë ata që kanë dorëzuar dokumentet dhe informacionet e falsifikuara para drejtësisë ndërkombëtare.

I njëjti person që vrau shqiptarët po përpiqet të rishkruajë historinë tonë. Por Kosova e ka shkruar historinë e saj më gjak.

Më poshtë në këto foto janë emrat e individëve që kryen masakrat në Krushë, Mitrovicë, Reçak, Vushtri dhe lokaciome të tjera në Kosovë.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat