Abdullahu: Duke e mbrojtur UÇK-në sot, ne mbrojmë paqen sot dhe nesër

Aktuale

Abdullahu: Duke e mbrojtur UÇK-në sot, ne mbrojmë paqen sot dhe nesër

Nga: A. J Më: 1 korrik 2020 Në ora: 11:49
Faton Abdullahu

Analisti politik Faton Abdullahu përmes një postimi në facebook ka fol më shume për luftën e UÇK-së dhe  akuzat që po behën ndaj tyre.

Abdullahu ka thënë se realitetin që e ndërtoj UÇK-ja në Kosovë me flijim, disa duan me akuza kundër saj ta ndryshojnë këtë realitet sot. Atyre nuk ju pengon UCK-ja para dy dekadave, por realiteti që u ndërtua në këto dy dekada. Në vend se sot UCK-ja të jetë histori, e mirë dhe e suksesshme, ata duan që realitetin e sotëm ta bëjnë histori të keqe dhe pa sukses.

Postimi I plotë:

Realitetin që e ndërtoj UÇK-ja në Kosovë me flijim, disa duan me akuza kundër saj ta ndryshojnë këtë realitet sot. Atyre nuk ju pengon UCK-ja para dy dekadave, por realiteti që u ndërtua në këto dy dekada. Në vend se sot UCK-ja të jetë histori, e mirë dhe e suksesshme, ata duan që realitetin e sotëm ta bëjnë histori të keqe dhe pa sukses. UCK-ja nuk po akuzohet pse nuk kishte moral në të dje, por pse morali i saj është në themel të shtetit tonë sot. UCK-ja është bebëza e shtetndërtimit të Kosovës prandaj preket drita e saj.

UCK - ja është sinonim i paqes. Askush nuk është më paqësor se ai që merr pushkën në dorë për ta ndal dhunën. Njerëzit më paqësor janë ata që guxojnë t’i dalin për ballë të keqes të cilët rrezikojnë paqen. Ta flijosh jetën duke marrë pushkën në dorë për ta aspiruar paqen dhe lirinë, zhvillimin dhe stabilitetin, ky është misioni më i vështirë, më i shenjtë - këtë e ka bërë UCK-ja. Duke e mbrojtur UCK-në sot ne mbrojmë paqen sot dhe nesër, për vendin tonë, për rajonin dhe për miqtë tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat