Në pritje të rezultateve, bëhen 50 teste për coronavirus për deputetë dhe zyrtarë të administratës së Kuvendit

Aktuale

Në pritje të rezultateve, bëhen 50 teste për coronavirus për deputetë dhe zyrtarë të administratës së Kuvendit

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 11:59
Foto Ilustrim

Janë kryer 50 teste për deputetë dhe stafin administrativ të Kuvendit të Kosovës, të cilët dyshohen se mund të jenë infektuar me coronavirus.

Testimi i deputetëve dhe stafit administrativ vjen pasi deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi kanë dalë pozitiv në COVID-19.

“Ju konfirmojmë se janë bërë 50 teste për deputetë dhe zyrtarë të administratës së Kuvendit. Aktualisht jemi në pritje të rezultateve”, thuhet në përgjigjen për Telegrafin nga Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 2.878, nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat