“Shpërthen” Gani Koci ndaj LVV-së, ja si i quan

Aktuale

“Shpërthen” Gani Koci ndaj LVV-së, ja si i quan

Nga: N.Sh. Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:47
Gani Koci

Ish zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, përsëri ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Koci përmes një postimi në Facebook ka reaguar pasi LVV-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e veprimeve të presidentit, Hashim Thaçi, që sipas tyre, ka bindur deputetin Haxhi Shala për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj Qeverisë edhe ashtu jolegjitime.

E pas kësaj Koci i quan falangistë VV-në.

Ai madje ka shkuar aq larg sa iu thotë farë e keqe.

Postimi i plotë:

Këta falangistët e VV-së, i drejtohën sërish institucionit të cilit nuk i besojnë!

Kjo farë e keqe, nuk mgurron që në çdo mënyrë të dali kundër Presidentit.

Këta, s'do mend, janë futur në vallën serbo-ruse kundër Kosovës!

Besoni në ta, o milet!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat