Zyrtari i lartë austriak nxjerr prapaskenat: Ju tregoj pse Hashim Thaçi s’do dënohet kurrë

Aktuale

Zyrtari i lartë austriak nxjerr prapaskenat: Ju tregoj pse Hashim Thaçi s’do dënohet kurrë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 13:09
Hashim Thaçi

Një nga zyrtarët e Partisë Socialdemokrate të Austrisë, David Stockinger, ka komentuar akuzat e rënda drejt Hashim Thaçit për krime lufte në Kosovë. Ai thotë se nuk pret që Thaçi të dënohet pasi kishte marrëdhënie të mira me Perëndimin, si dhe me politikanë dhe diplomatë aktualë perëndimorë.

Kjo ishte e dukshme, tha Stockinger në një prononcim gjatë prezantimit të librit të tij “Hashim Thaçi – Shteti i ri, Modernisti shtetëror” në Akademinë Diplomatike të Vjenës dy vjet më parë.

Ai kujtoi se Thaçi ishte një aleat i ngushtë, pjesërisht në marrëdhënie miqësore me shumë përfaqësues ushtarakë dhe diplomatikë perëndimorë, të cilët financuan dhe pajisnin UÇK-në, sepse i shërbeu NATO-s si një forcë tokësore e lirë në luftën kundër ish-Jugosllavisë.

Sipas Stockinger, Thaçi, me rrjetin e tij që nga koha e luftës dhe mbështetja për shpalljen e pavarësisë, u ngrit në majën e skenës politike në Prishtinë, një skenë e cila, ai thekson se, dominohet nga ish-drejtuesit e UÇK-së dhe struktura e tyre.

“Unë nuk besoj, bazuar në gjithçka që ka ndodhur deri më tani, se ai do të dënohet,” tha ai, duke theksuar se, në fakt, nëse Thaçi do të dënohej, shumë ish-politikanë dhe ushtarakë perëndimorë do të duhej të dënoheshin, përfshirë drejtues si Bill Clinton, Madeleine Albright, Joschka Fischer, Wesley Clark.

Stockinger thotë se bashkëpunimi midis NATO-s, BE-së dhe Thaçit ka qenë shumë i ngushtë për shumë vite, dhe se Thaçi posedon njohuri të hollësishme për politikanët dhe liderët ushtarakë perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat