Meliza Haradinaj: Do të mbyllet suksseshëm lëvizja e lirë për Kosovën

Aktuale

Meliza Haradinaj: Do të mbyllet suksseshëm lëvizja e lirë për Kosovën

Nga: E.R Më: 1 korrik 2020 Në ora: 13:38
Meliza Haradinaj Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla ka thënë se energjia dhe vëmendja e Gjermanisë gjithmonë ka sjell lajme të mira për Kosovën

‘’Korriku 2020 shënon dy vjetorin prej kur Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës’’,ka shkruar Haradniaj në Facebook, transmeton ‘’Bota sot’’.

Postimi i saj i plotë në Facebook

Moment kthese e definimi - me shpresa të rikthyera tek qytetarët tanë se gjatë presidencës gjermane të BE-së - do të mbyllet suksesshëm lëvizja e lirë për Kosovën.

Korriku 2020 shënon dy vjetorin prej kur Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Pritjet tona janë të larta për këtë kryesim. Energjia dhe vëmendja e Gjermanisë gjithmonë ka sjellë lajme të mira për Kosovën.

Ne qëndrojmë më të fuqishëm në rajon dhe në të gjitha proceset integruese në Evropë, me Gjermaninë si udhëheqëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat