Hoti priti të ngarkuarin me punë të ambasadës së Japonisë në Kosovë

Aktuale

Hoti priti të ngarkuarin me punë të ambasadës së Japonisë në Kosovë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 14:08
Avdullah Hoti dhe Mitsunori Ogasawara

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë të ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, të cilin e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë Kosovës.

Hoti e njoftoi Ogasawara për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç janë masat për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike si pasojë e kësaj pandemie etj. Po ashtu, ai foli edhe për procesin e dialogut me Serbinë, duke theksuar se pavarësisht rrethanave dhe sfidave, dialogu nuk ka alternativë.

“Ne hyjmë në këtë dialog me platformë të qartë, të bindur se është e domosdoshme një marrëveshje, e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë dhe me perspektivë të qartë integruese euroatlantike ”, tha Hoti.

Nga ana e tij i ngarkuari me punë i ambasadës japoneze në Kosovë, Mitsunori Ogasawara ritheksoi se Japonia mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën dhe se është e hapur që partneriteti mes të dyja vendeve të jetë edhe më dinamik në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat