Burjani: Duhet të ndryshohet ligji për shërbim diplomatik

Aktuale

Burjani: Duhet të ndryshohet ligji për shërbim diplomatik

Nga: D.B. Më: 1 korrik 2020 Në ora: 14:22
Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani përmes një postimi në facebook ka thënë se duhet të ndryshohet ligji për shërbim diplomatik, pasi çdo emërim partiak apo politik në shërbim tri vitet e fundit dhe më herët duhet të lirohen nga detyra e ambasadorit apo konsullit.

Postimi i plotë:

Qeveria Hoti anulon vendime të shkarkimeve të njerëzve partiak në postet e konsujve, që kryesisht janë LDK e PDK e AKR,AAK ,po sikur stafi diplomatik partiak që ka Kosova nga këto parti, me këtë opinion politik të ruajtjes së njërës partiak në pozita partiak e në shërbimet e Kosovës është kthim i kapjes së shtetit.

Duhet të ndryshohet ligji për shërbim diplomatik , ku duhet të thuhet qartë që cdo emërim partiak apo politik në shërbim tri vjet e fundit dhe më herët duhet të lirohen nga detyra e ambasadorit apo konsullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat