4 të sëmurë me COVID-19 në gjendje kritike për jetën

Aktuale

4 të sëmurë me COVID-19 në gjendje kritike për jetën

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 14:26
Foto Ilustrim

111 të sëmurë me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive, 4 prej të cilëve në gjendje kritike.

QKUK-ja, përmes një njoftimi bëri të ditur se të marten, nga Klinika Infektive janë liruar pesë persona, të cilët ndonëse pozitivë në COVID-19, janë në gjendje stabile.

Ata do të vetëizolohen në shtëpi.

“Në klinikën Infektive, QKUK, sot me 01/07/2020, gjinden të hospitalizuar 111 raste të sëmurë me Covid 19. Gjithsej 61 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste; 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator”, shkruhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat