Kush janë dy zyrtarët e PDK’së qysh sot të dënuar dhe cilët u liruan në janar nga aktakuza

Aktuale

Kush janë dy zyrtarët e PDK’së qysh sot të dënuar dhe cilët u liruan në janar nga aktakuza

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:12
Foto nga gjykimi

Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabvoci dhe Ilhami Gashi nga e njëjta parti janë dënuar sot nga Gjykata e Apelit, për aferën e njohur të përgjimeve ‘Pronto’. Të njëjtit, sikurse edhe pasuesi i Grabovcit si shef i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, ish-Ministri Besim Beqaj, e ish-këshilltari i Veselit, Njazi Kryeziu, dhe të akuzuarit tjerë për këtë rast ishin liruar nga akuzat nga Gjykata Themelore e Prishtinës, në janar të këtij viti.

Një vit e një muaj burgim, dënim unik, i janë shqiptuar ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, të martën, nga Gjykata e Apelit.

Kjo pasi Apelit e gjeti fajtor Grabovcin, për akuzat që u ngritën në gjykatë pas rrjedhjes në publik të aferës së njohur të përgjimeve ‘Pronto’.

Megjithatë dënimin nga Grabovcit nuk do të ekzekutohet në rast se ai nuk kryen vepër tjetër penale, në kohëzgjatje pre 2 viteve.

Atij i është hequr edhe e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit te periudhës se verifikimit te dënimit me kusht.

Apeli në aktgjykimin e tij bën të ditur se ka ndryshuar vetëm pikën II dhe III të dispozitivit të aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila më 2 janar të këtij viti shpallet të pafajshëm të gjithë të akuzuarit në rastin e njohur si ‘Pronto’.

Rrjedhimisht, përveç Grabovcit, sipas këtij aktgjykimi të Apelit, fajtor për kryerjen e veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës” nga neni 193 paragrafi 4 i lidhur me par.1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, edhe gjetur edhe një person tjetër i afërt me PDK-në.

Fjala është për Ilhami Gashin, i cili kishte qenë anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, shkruan Reporteri.net.

Gashit i është shqiptuar dënim unik prej 1 viti e 4 muaj burgim, që sikurse Grabovcit, dënimi nuk do t’i ekzekutohet në rast se i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale ne kohëzgjatje prej 2 viteve.

Edhe atij i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit te periudhës se verifikimit të dënimit me kusht.

Bashkë me Grabovcin e Gashin, Apeli e ka dënuar edhe Sadat Gashin, me dënim me burgim ne kohëzgjatje prej 8 muajsh, më kusht.

Ndryshe, të akuzuar nga Prokuroria Speciale, në rastin ‘Pronto’, deri në janar të këtij viti kishin qenë edhe ish-shefi tjetër i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti. Bashkë më të akuzohej edhe ish-ministri nga e njëjta parti, Besim Beqaj, dhe ish-këshilltari i kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, Njazi Kryeziu.

Gjithsej të akuzuar në këtë rast ishin tetë të akuzuar, 5 prej të cilëve janë liruar nga akuzat, ndërsa vetëm tre qysh sot mund të konsiderohen si të dënuar.

Prokuroria Speciale e Kosovës, në prill të vitit 2018, kishte ngritur aktakuzën për rastin e njohur si “Pronto”. Në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale.

Ngritja e aktakuzës, kishte pasuar publikimin në media të bisedave telefonike të vitit 2011 të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në të cilat qenë përfshirë veç tjerash edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi dhe ish-Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat