Zemaj: Spitali i QKMF do të ndërtohet në Mamushë

Aktuale

Zemaj: Spitali i QKMF do të ndërtohet në Mamushë

Nga: E.R Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:18
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur takim me tre përfaqësuesit e komunitetit turk në Kosovë, Enis Kervan – Ministër i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka (KDTP) – Nënkryetar i Kuvendit, Abdylhadi Krasniqi - kryetar i Mamushës.

''Angazhimet e përbashkëta në luftimin e pandemisë Covid-19, është çështja e ndërtimit të spitalit të QKMF-së që do të filloj të ndërtohet në Mamushë'', ka shkruar Zemaj në Facebook, shkruan ‘’Bota sot’’.

Postimi i plotë në Facebook

Angazhimet e përbashkëta në luftimin e pandemisë Covid-19, çështja e ndërtimit të spitalit të QKMF-së që do të filloj të ndërtohet në Mamushë dhe angazhimi për një bashkëpunim të afërt ishin tema diskutimi në takimin që pata me tre përfaqësuesit e nderuar të komunitetit turk në Kosovë, z. Enis Kervan – Ministër i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka (KDTP) – Nënkryetar i Kuvendit, z.Abdulhadi Krasnic - kryetar i Mamushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat