​Kuçi mori pjesë në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor

Aktuale

​Kuçi mori pjesë në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:27
Blerim Kuçi

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi ka marrë pjesë sot në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor të fushës së TIK me temën ‘Ballkani Perëndimor për Epokën Digjitale’, të organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe i realizuar në formë virtuale.

‘Ndikimi i Marrëveshjes së Roamingut Rajonal dhe hapat e ardhshëm në drejtim të regjionit pa tarifa të roamingut deri më 1 korrik 2021”, ka qenë çështja e parë e trajtuar në këtë takim, ku ministri Kuçi ka paraqitur të arriturat e palës kosovare për zbatimin e kësaj marrëveshje dhe ka shprehur gatishmërinë për përmbushjen e obligimeve të radhës drejt heqjes së plotë të tarifave të roamingut deri më 1 korrik 2021.

Si çështje tjetër e trajtuar në këtë takim ministror ka qenë Agjenda e transformimit Digjital në Ballkanin Perëndimor përtej vitit 2020.

Ministri Kuçi ka prezantuar planet dhe prioritet e Kosovës për zhvillimin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), përkatësisht Agjendës Digjitale të Kosovës.

Ai ka shprehur gatishmërinë e vendit tonë në implementimin e veprimeve në kuadër të fushave për ekonominë rajonale (REA 2021-2024) dhe vazhdimin e bashkëpunimit me të gjitha palët në rajon, që të arrihen të gjitha objektivat në mënyrë sa më efikase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat