Reagon ashpër Albulena Haxhiu ndaj Qeverisë Hoti, flet edhe për dënimin e Adem Grabovcit

Aktuale

Reagon ashpër Albulena Haxhiu ndaj Qeverisë Hoti, flet edhe për dënimin e Adem Grabovcit

Nga: A. J Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:57
Albulena Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu përmes një postimi në facebook ka reaguar pasi Qeveria Hoti ka shfuqizuar disa vendime që ish qeveria Kurti kishte marrë, përfshirë edhe atë të ministrit Glauk Konjufca për ambasadorë dhe konsuj.

Haxhiu ka thënë se në ditën kur qeveria Koti e koalicionit PLAN paska vendosur rikapjen e institucioneve të vendit duke i zhbërë disa vendime të qeverisë Kurti doli edhe vendimi për kinse dënimin e personifikimit të kapjes së shtetit dhe protagonistit të Aferës Pronto, Adem Grabovci.

Postimi i plotë:

Në ditën kur qeveria Koti e koalicionit PLAN paska vendosur rikapjen e institucioneve të vendit duke i zhbërë disa vendime të qeverisë Kurti doli edhe vendimi për kinse dënimin e personifikimit të kapjes së shtetit dhe protagonistit të Aferës Pronto, Adem Grabovci. Kjo nuk ka të bëjë me drejtësi, përkundrazi ky është cenim i rëndë i drejtësisë kur gjithë ato biseda të cilat me prova e fakte në terren tregojnë se ajo skemë e kapjes është e realizuar dhe gjindet këmbë e kry në institucionet e Republikës. Vendimi me kusht dhe jo me burg është djegie e drejtësisë.

 

Institucionet e drejtësisë kanë nevojë më shumë se kurrë për një proces legjitimimi që do të bëhej përmes vettingut të cilin e patëm filluar gjatë qeverisjes. Vetëm me përcaktim të qartë politik për çkapjen e shtetit prej nga edhe gjyqësori do t’i ketë duart e lira dhe të pavarura do të kemi shtet të së drejtës, i cili nuk është shtet që dënon vetëm aty ku ka mundësi, por aty ku duhet dënuar. Kosova nuk mund të jetë vend ku dënohen vetëm të varfërit e qytetarët e zakonshëm e nuk preken të fortët e politikës dhe krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat