Prezantohet Projektligji për Qeverinë, parashihen të jenë tre zëvendëskryeministra, 15 ministri si dhe rreth 40 zëvendësministra

Aktuale

Prezantohet Projektligji për Qeverinë, parashihen të jenë tre zëvendëskryeministra, 15 ministri si dhe rreth 40 zëvendësministra

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:59
Tahiri-Hoti

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, ka prezantuar sot Projektligjin për Qeverinë, ku parashihen të jenë tre zëvendëskryeministra, 15 ministri, 2 ministri në diskrecion të mandatarit, rreth 40 zëvendësministra, si dhe rreth 250 këshilltarë politikë.

Tahiri ka thënë se ky Projektligj do të sjellë organizim dhe organizim dhe funksionim më i mirë i Qeverisë, ndarja e punëve ndërmjet anëtareve të Qeverisë dhe koordinim më i mirë i institucioneve.

“Projektligji parasheh 3 zëvendëskryeministra, 15 ministri, 2 ministri në diskrecion të mandatarit, Rreth 40 zëvendësministra,Rreth 250 këshilltarë politikë dhe nën-punës të kabineteve. Nuk ka ministra pa portofol, Ndalohet krijimi i trupave shtesë me funksione paralale”, ka thënë Tahiri para mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat