Arrestohet personi i cili shtiu me armë në drejtim të disa personave

Aktuale

Arrestohet personi i cili shtiu me armë në drejtim të disa personave

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Policia në Istog, sot në orët e hershme të mëngjesit është informuar se në fshatin Orroberd kishte të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, njё person i dyshuar kishte shtёnё disa herё nё drejtim tё disa personave tё cilёt ishin duke qëndruar nё njё lokal.

“Njësitet relevante tё Stacionit Policor Istog menjëherë iu kanë përgjigjur vendit tё ngjarjёs, ёshtё berё sigurimi i vendngjarjes, nga viktimat e rastit tё cilёt nuk kanё pёsuar lëndime ёshtё kuptuar se i dyshuari se pari ka qëndruar me viktimat dhe pas njё fjalosje ne mes veti i dyshuari ka shkuar nё shtëpi ka marrё armёn dhe ka shti nё drejtim tё viktimave”, thuhet në njoftimin e policisë rajonale.

Njësitë policore kanë arritur ta arrestojnë personin e dyshuar: F.M., (1988).

Policia nё koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanё bastisur shtëpinë e tё dyshuarit, dhe gjatё bastisjёs është gjetur dhe konfiskuar arma (pistoleta) ‘Vzor’ kal. 7.65 mm, njё (1) karikator i sё njejtёs arme dhe njё (1) fishek kal. 7.65mm.

Personi i dyshuar është intervistuar dhe me vendim tё Prokurorit personi i dyshuar ёshtё dërguar nё ndalim prej 48- orёsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat