Kryeparlamentarja uron Gjermaninë për kryesimin me BE’në, shpreson se do të hiqen vizat

Aktuale

Kryeparlamentarja uron Gjermaninë për kryesimin me BE’në, shpreson se do të hiqen vizat

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se Presidenca Gjermane e Bashkimi Evropian sjellë një momentum të ri sa i përket liberalizimi të vizave për Kosovën.

Kryekuvendarja Osmani përmes Twitterit ka uruar Gjermaninë për marrjen e krysimit të Presidencës së BE’së duke thënë se me Berlinin në timon, kosovarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në evropë.

“Presidenca e Gjermanisë sjellë një momentum të ri në çështjen e vonuar të liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës. Ne jemi optimistë se me Gjermaninë në timon, njerëzit tanë përfundimisht do të kenë mundësinë të lëvizin lirshëm në evropë. Ne kemi shpresë që Gjermania do ta ruajë besueshmërinë e BE’së”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat