Haziri reagon për vdekjen e 63 vjeçarin nga Covid-19

Aktuale

Haziri reagon për vdekjen e 63 vjeçarin nga Covid-19

Nga: E.R Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:29
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur keqëardhje për lajmin e hidhur nga Klinika Infektive në Prishtinë për vdekjen e qytetarit të Gjilanit Isuf Murati.

Ai ka thënë se, fatkeqësisht në përballjen me pandeminë globale, sot kemi humbur qytetarin e katërt Isufin, i shpreh ngushëllime familjes dhe garantoj se do të jemi pranë tyre në këto ditë të vështira, sepse nuk e kanë lehtë ballafaqimin me këtë ndarje nga më i dashuri i tyre, shkruan “Bota Sot”.

Postimi i plotë në Facebook

Komuna Gjilanit sot në ditën e 111 të ballafaqimit me pandeminë globale Covid-19, ka marrë lajmin e hidhur nga Klinika Infektive në Prishtinë dhe nga familja, se ka ndërruar jetë qytetari ynë Isuf Murati, i lindur në vitin 1956.

Fatkeqësisht në përballjen me pandeminë globale, sot kemi humbur qytetarin e katërt Isufin. I shpreh ngushëllime familjes dhe garantoj se do të jemi pranë tyre në këto ditë të vështira, sepse nuk e kanë lehtë ballafaqimin me këtë ndarje nga më i dashuri i tyre. Ceremonia e varrimit është e organizuar nga Komuna e Gjilanit dhe familja në kushte pandemie.

Për këto 111 ditë, prej 170 rasteve që kanë rezultuar pozitiv në testin me Covid-19, 109 janë shëruar plotësisht, 58 raste janë ende në vetizolim dhe fatkeqësisht 4 qytetarë kanë humbur jetën.

Shëndeti i qytetarit dhe shëndeti i ekonomisë është puna jonë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat