‘Shokon’ me deklaratën ish-ushtaraku i njohur, zbulon arsyen e publikimit të aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit – ka një thirrje për kryeministrin

Aktuale

‘Shokon’ me deklaratën ish-ushtaraku i njohur, zbulon arsyen e publikimit të aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit – ka një thirrje për kryeministrin

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 17:02
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që pritet të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

Por, reagime të shumta ka pasur nga skena politike e Kosovës, pas këtyre aktakuzave.

Mirëpo, ndaj këtyre reagimeve, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ish-bashkëluftëtari i heroit të kombit Sali Çekaj, Saim Tahiraj.

Ai thotë se për këto aktakuza jo vetëm spektri politik, por edhe pjesa dërmuese e popullit në Kosovë e ka ditur se një ditë jo të largët do të ndodhë kjo.

Sipas Tahirajt, prokurori i Specializuar e ka bërë publike aktakuzën për arsye sepse e ka parë mundësin e rrezikut për Gjykatën nga përsonat në fjalë.

Ja shkrimi i tij:

Image
Saim Tahiraj

Lajmi që pa arsye ka alarmuar politiken në Kosovë !

Pasi që Prokuroria e Specializuar bëri publike aktakuzėn ndaj Thaçit dhe Veselit ,u alarmua i gjithë spektri politik në Kosovë, thua se ishte një lajmë i papritur ! Jo vetëm spektri politik, por pjesa dërmuese e popullit në Kosovë e ka diturë se një ditë jo të largët do të ndodhë kjo, atëhere pse i gjithë ky alarm? Kur është themeluar Gjykata Speciale, për këtë arsye është themeluar dhe përsonazhët janë ditur se cilët janë, atëhere pse po habiteni dhe po reagoni në këtë mënyrë.

Prokurori i Specializuar e ka bërë publike aktakuzën për arsye sepse ka parë mundësin e rrezikut për Gjykaten nga përsonat në fjalë. Gjykata Speciale është pjesë e drejtësisë në Kosovë ,e themeluar nga Parlamenti i Kosovës dhe punonon në bazë të ligjeve të Kosovës . Nese ne themi në vazhdimsi që sistemi i drejtësis (Juridik) është i ndarë (i pamvarun) nga aji politik,pse po trumbetojmë propagandën se publikimi i aktakuzës është politik ? Institucionet e Kosovës,i tërë spektri politik dhe mbarë populli i Kosovës këtë lajmë duhet ta pranojnë si normal dhe të jenë shumë të qetë.

Ky është vetëm fillimi sepse në vazhdimësi do marrim edhe lajme tjera , të tilla ! Kjo gjykatë e ka për obligim ta përfundoj misionin për të cilin është themeluar,andaj duhet të mësohemi me lajme të tilla ! Kryeministri i Kosovës duhet ti kryjë detyrat e veta kushtetuese dhe jo ti ndërpret në gjysmë të rrugës ,nga lajme të tilla befasuese! Kryeminister Hoti duhet të mësoheni me këto lajme , dhe kurrë më mos e ndërpreni rrugen për SHBA .E keni marrur timonin my për këtë qëllim,andaj nukë ka kthim mbrapa ! Drejtësia duhet të vieht në vendë , pamvarsisht pozitave shtetërore që i kanë individet !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat