Hoti takoi guvernatorin Mehmeti dhe drejtuesit e TRUST-it - Bota Sot
Hoti takoi guvernatorin Mehmeti dhe drejtuesit e TRUST-it

Aktuale

Hoti takoi guvernatorin Mehmeti dhe drejtuesit e TRUST-it

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami takuan sot guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe drejtuesit e TRUST-it.

Siç njofton kumtesa, gjatë këtij takimi, biseduan për ecurinë e procesit të implementimit të nismës së Qeverisë së Kosovës për t’ua krijuar qytetarëve mundësinë që t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, me qëllim të zbutjes së pasojave në ekonominë familjare si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia Covid 19.

Me këtë rast, kryeministri Hoti kërkoi përshpejtimin e këtij procesi, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që qytetarët ta kuptojnë se mundësia për ta tërhequr 10-përqindëshin e kursimeve të tyre nuk është politikë sociale, sepse për këtë ne si qeveri kemi pako të tjera, por është pjesë e vullnetit dhe e vendosmërisë sonë për t’u ndihmuar qytetarëve tanë, në mënyrë që ata ta përballojnë sa më lehtë gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë Covid 19.

Ndërsa, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, z. Fehmi Mehmeti dhe drejtuesit e TRUST-it u zotuan se do t’i intensifikojnë punët për ta lehtësuar këtë proces, duke u krijuar qytetarëve qasje më të lehtë në të dhënat e tyre dhe në shtjellimin e ecurisë së tërheqjes së mjeteve të tyre personale, pas ndryshimeve të nevojshme ligjore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat