2 zyrtarë në Ministrinë e Brendshme infektohen me koronavirus

Aktuale

2 zyrtarë në Ministrinë e Brendshme infektohen me koronavirus

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 18:01
Ministria e Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Agjencinë e Regjistrimit Civil janë infektuar me koronavirus dy punëtorë.

Zyrtarët janë nga Qendra e Regjistrimit të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë.

“Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve, Qendra për pajisje me Dokumente dhe Zyra për vulat Apostile me datën 2 dhe 3 Korrik 2020 të pezullojnë ofrimin e shërbime me palë, duke përjashtuar rastet mjekësore si për QRA ashtu edhe për QPD dhe tërheqjen e dokumenteve të gatshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria njofton se aplikimet e rasteve tjera mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat