Ministri Zemaj: Bartja e virusit është vepër penale – përdorimi i maskës është obligative

Aktuale

Ministri Zemaj: Bartja e virusit është vepër penale – përdorimi i maskës është obligative

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 18:16
Ministri Zema j

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një intervistë për Info Magazine, të parën televizive të realizar brenda ambienteve të Klinikës Infektive ku po trajtohen pacientët me Covid-19, ka apeluar për kujdes të shtuar meqë virusi është akoma prezent.

Lidhur me masat të cilat ka marrë së fundi Qeveria e Kosovës, Ministri Zemaj shprehet se janë masa preventive meqë masat lehtësuese të mëparshme nuk janë respektuar.

”Kjo është përgjegjësi ne duhet ta ndajmë fatin me personelin shëndetësor”.

”Është obligim i yni mbi të gjitha ta ndajmë edhe fatin edhe përgjegjësinë, që të mos kemi rritje të numrit këtu, e mbi të gjitha ta përçojmë një mesazh që virusi është akoma prezent”.

”Janë masa preventive”.

”Është parë domosdoshmëri që të kemi disa kufizime të lëvizjes. Fatkeqësisht ka ekzistuar një pakt me hapjen që është bërë prej 1 qershorit por që nuk është respektuar”.

”Si rezultat i shtimit të rasteve, jemi detyruar sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, këto masa janë lehtësuese për ata që duan t’i respektojnë dhe të mbrojnë shëndetin”.

A është mosbartja e maskës vepër penale?

”Maskat janë obligative”.

”Nuk mund ta kualifikojë – vepër penale është nëse ti qëllimshëm e infekton tjetrin dhe e shpërndan infeksionin”.

”Kjo është situata meqë ne po kërkojmë zbatueshmëri të këtyre masave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat